Si mund t'ju ndihmojmë?

Si ta gjurmoj dërgesën time?

Ndiqni në çdo moment se ku ndodhet dërgesa juaj.

Perditesuar: 2026-10-13

Çdo dërgesë ka një kod gjurmimi që gjendet në etiketë dhe në detajet e dërgesës.

  • Si klient: hapni listën e dërgesave dhe kërkoni me kodin, emrin ose telefonin e marrësit. Në detaje shihni historikun e plotë të statuseve.
  • Si marrës: përdorni faqen e gjurmimit në faqen tonë dhe vendosni kodin e dërgesës.

Historiku tregon çdo hap: kur u pranua paketa, kur kaloi në magazinë, kur doli për shpërndarje dhe kur u dorëzua.

Nëse statusi nuk ka ndryshuar për një kohë të gjatë, na kontaktoni duke përmendur kodin e dërgesës.

Nuk gjetët atë që kërkonit? Kthehu te qendra e ndihmës